Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.

ALARM TE ANGLIA, DËMTOHET DELE ALLI

Nëse dëmtimi për trajnerin Southgate nuk shqetësoi shumë stafin e Anglisë, dëmtimi i Dele Allit ka ngritur sirenat e alarmit. Mesfushori mendohet të mos aktivizohet në kundër Panamasë

RUSIA SURPRIZË PËR DITËLINDJEN E MESSIT

Me rastin e 31 vjetorin e Messit organizatorët e Kupës së Botës kanë menduar një dhuratë të veçantë: një tortë me peshë 3.5 kilogramë, si edhe një kopje e Kupës së Botës, punuar me qeramikë

THIAGO SILVA KAPITENI RADHËS

Te Brazili është në fuqi rregulli i rrotacionit të kapitenit. Pas Marcelos, radhën e ka Thiago Silva që do të mbajë shiritin në ndeshjen e radhës kundër Kosta Rikës

AKUZAT E MAROKUT PËR ARBITRIMIN

Futbollistët e Marokut kanë akuzuar arbitrin amerikan Geiger se favorizoi Portugalinë. Amrabat u shpreh se Pepe i kishte thënë se arbitri ka kërkuar në pushim fanelën e Ronaldos

SKANDAL SEKSUAL NË BOTËROR

Botërori shoqërohet nga një tjetër skandal seksual. Një kompani e prodhimit të hamburgerëve, ofroi 40 mijë euro dhe hamburger falas përjetë, për të gjitha femrat që ia dalin të ngelen shtatzënë me futbollistët që marrin pjesë në Botëror

Top Channel