Fleckenstein: Kancelarja e Gjermanisë do të thotë “Po”. Rezerva ka Franca

21/06/2018 13:35

“Nuk jepen negociata me vënie kushtesh për kampe refugjatësh, do të ishte e padrejtë”, thotë në një intervistë për “Deutsche Welle”-n, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Finalja e debatit disajavor po afron dhe socialdemokrati gjerman nuk e thotë dot saktësisht nëse negociatat do të hapen apo jo, e pohon se diskutimi vazhdon pasi ka rezerva, sidomos nga pala franceze, e cila i mëshon idesë se BE-ja duhet të reformohet një herë vet, pastaj të mendojë zgjerimin e mëtejshëm.

Por, Fleckensteini pohon se ka sinjale shumë të qarta nga zyra e Kancelares se, Gjermania do të thotë një “po” të qartë për bisedimet e anëtarësimit.

“Nëse do të flitet për kushte, – sqaron ai, – ato do të lidheshin me procesin e vettingut dhe nevojën për të treguar se ai do të vazhdojë dhe se Reforma në Drejtësi nuk po bëhet vetëm për të marrë ‘dritën jeshile’ të çeljes së negociatave”.

I pyetur nëse do të ketë edhe një kusht tjetër, atë që diskutohet ethshëm prej ditësh tashmë, që Shqipërisë t’i kërkohet të pranojë kampe refugjatësh në territorin e saj, përgjigjja është se në këtë samit do të trajtohen çështje të ndryshme, përfshirë atë të emigracionit, e në këtë kontekst mund të ketë gjithmonë kompromise mes 28 vendeve të Bashkimit Europian, të cilat dalin përtej kufijve të territorit në fjalë.

“As nuk mund ta përjashtoj, por as nuk e përfytyroj dot, sepse nuk i njoh detajet”, shprehet Fleckenstein, duke theksuar se ai vet, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian shohin progres në procesin e vettingut, e kjo konsiderohet shpresëdhënëse, duke sjellë një miratim të gjerë në të dy këto organizma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA