I riu Enea Ftoji, i cili ishte shoqëruar në Komisariatin e Korçës si i dyshuar për vjedhje, nuk ka humbur jetën si pasojë e dhunës së Policisë.

Ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se ndaj tij, nuk është ushtruar dhunë. Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko, zëvendësdrejtorja e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj dhe Drejtorja e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Anila Trimi ishin në familjen e të ndjerit, për të ofruar mbështetje dhe ndihmë, në bashkëpunim me pushtetin lokal.

“Natyrisht është një humbje jete, e kjo humbje dhe dhimbja për familjarët është shumë e madhe. Ne i kemi qëndruar pranë dhe do të vazhdojmë t’i qëndrojmë pranë familjarëve të Enea Ftojit. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me pushtetin vendor për të parë mundësinë e mbështetjes sociale gjithashtu të familjes së Enea Ftojit. Në të njëjtën kohë jemi duke komunikuar vazhdimisht dhe me shërbimin social shtetëror për të parë çfarëdolloj ndihmese që mund t’i ofrojmë kësaj familjeje”.

Por menjëherë pas kësaj ka reaguar familja e Enea Ftojit. Ata thonë se nuk kanë asnjë dijeni për ekspertizën mjeko-ligjore dhe bëjnë thirrje për drejtësi, në të kundërt do të bëjnë vetëgjyqësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA