Partizani “peshkon” Mariborin, Ventspils-Luftëtari dhe Anorthosis-Laçi

20/06/2018 12:19

Aventura europiane për tri ekipet e tjera shqiptare, Partizanin, Luftëtarin dhe Laçin do të nisë me përballjet e para të Europa League, që do të luhen më 12 korrik dhe ato të kthimit më 19 korrik, me ndryshimin e vetëm se Partizani do të luajë në Tiranë fillimisht e më pas jashtë, ndërsa dy të tjerat do t’i kenë ndeshjet e kthimit në Shqipëri.

Goglat e shortit të hedhur në Nion të Zvicrës i kanë vendosur “Demat e kuq” përballë Mariborit të Sllovenisë, gjirokastritët përballë letonezëve të Ventspilsit, ndërsa kurbinasit përballë qipriotëve të Anorthosis Famagustës.

Sa u përket ekipeve të tjera të shqiptarëve, Prishtinës do t’i duhet të kalojë njëherë pengesën Europa FC të Gjibraltarit, përpara se të ndeshet me Fola Esch të Luksemburgut. Ndërkohë, Shkupi i Maqedonisë do të ketë një duel të vështirë përballë Glasgow Rangers të Skocisë.

Sa i përket raundit të dytë kualifikues, Luftëtarit nuk i ka buzëqeshur fati, pasi nëse kualifikohet do të gjejë përballë francezët e Bordosë. Glenavon (Irlanda e Veriut) ose Molde (Norvegji) do të jenë kundërshtarët e radhës për Laçin në raundin e dytë parakualifikues. Ndërkohë, Partizani, nëse kalon pengesën sllovene të Mariborit do të mund të ndeshet me njërin prej Beitar Jerusalemit (Izrael) ose Chikhura Sachkere (Gjeorgji).

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA