Kreu i shtetit Meta është takuar me homologun hungarez, Janos Ader, ku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qartë të Hungarisë për integrimin e Shqipërisë në BE.
Deklaratës së përbashkët për shtyp i parapiu një takim kokë më kokë mes dy krerëve të shteteve, ku u fol mbi marrëdhëniet dypalëshe.
Meta, kërkoi mbështetjen e Hungarisë për arritjen e konsensusit brenda Këshillit të BE-së dhe mbështetjen e rekomandimit të Komisionit për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh, Presidenti Meta, nënvizoi faktin se bashkëpunimi ekonomik e tregtar duhet t’i përgjigjet marrëdhënieve të shkëlqyera politike dhe potencialeve që dy vendet kanë, si në pasuri natyrore ashtu dhe në ato njerëzore.
Rivendosja e linjës direkte ajrore midis kryeqyteteve të të dy vendeve dhe hapja e Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tiranë do të bëjnë që ky bashkëpunim të rritet ndjeshëm dhe që pas katër viteve ta festojmë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate shumë positive edhe në këtë drejtim – nënvizoi Presidenti Meta.
Më tej ata u ndalën edhe në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe sfidat e kërcënimet me të cilat vëndet e këtij rajoni po përballen.
Presidenti hungarez Áder e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e Hungarisë, si në drejtim të integrimit evropian, ashtu edhe për nxiten e mëtejshme të bashkëpunimit ekononmik midis dy vendeve.
Top Channel