Kapet gomonia 12 metra e gjatë në Darzezë, policia rrethon zonën

20/06/2018 00:44

Një gomone 12 metra e gjatë me dy motorrë të fuqishëm u sekuestrua në mbrëmje në plazhin e Darzezës, në Fier.

Pak para mesnate, Policia Bregdetare në bashkëpunim me Guardia di Finanza e gjetën gomonen e braktisur pranë bregut, por jo trafikantët.

Për disa orë policia ka kryer patrullime në zonë, në kërkim të pronarëve të gomones. Vazhdojnë hetimet për të zbuluar se për çfarë do të përdorej ky mjet lundrimi.

Gomonet si këto me motorrë me 300 kuaj fuqi shpesh gjenden në breg në pritje të ngarkesave me hashash që nisen drejt Italisë, ndërsa trafikantët, duke përfituar nga errësira siç thuhet rëndom në komunikatat e policisë, ikin në drejtim të paditur.

Top Channel