Ekskluzive/ Nga e njëjta pankinë, tani përballë, përqafimi “i fundit” babë e bir përpara duelit në kampionat (VIDEO) 21/10 14:22
Një ditë më parë ishte trajneri Daja, i cili zyrtarizoi largimin nga skuadra e Skënderbeut pasi u shpall kampion, ndërsa në “Top Arena”, mbrojtësi Gledi Mici thotë se tashmë është një loktar i lirë dhe pret që të largohet.
Pas dënimit të Skënderbeut në Europë, skuadra duket në pozita tejet të vështira dhe shumë prej lojtarëve tashmë janë me valixhet gati.
Gledi Mici u shpreh se tashmë është një lojtar i lirë dhe jo më në kontratë me korçarët.
Sa i përket të ardhmes së tij, mbrojtësi është shprehur se shpreson që karrierën ta vazhdojë jashtë vendit.
“Jam në pritje të ofertave nga jashtë”, u shpreh Mici në “Top Arena”.
Top Channel