Pas barazimit ndaj Islandës, tashmë Argjentina nuk mund të gabojë sërish edhe pse ndeshja e radhës është ndaj një kundërshtari të fortë si Kroacia.
Një ndeshje tejet e rëndësishme mbi të gjitha për Messin, i cili nuk arriti të shënonte në ndeshjen e parë, madje humbi edhe një 11-metërsh, i cili mund t’i kishte dhënë 3 pikët kombëtares së tij.
Por para ndeshjes së të enjtes ndaj Kroacisë, ka folur nënë e Messit, Celia Cuccittini, e cila ka treguar se vuan shumë kritikat ndaj djalit të saj, ndërsa zbulon edhe ëndrrën e Leos.
“Ne vuajmë kritikat që ai merr. Por kritikat e lëndojnë shumë edhe Messin. Ai qau pas ndeshjes së parë. Ai jeton me pasion dhe me ëndrrën për të fituar Kupën e Botës me Argjentinën”, ka thënë nëna e sulmuesit.
Tashmë mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin në vazhdim gjërat për Lionel Messin edhe nëse do të arrijë t’i mbyllë gojën kritikëve dhe të realizojë ëndrrën e tij.
Top Channel