Një këmbësor është përplasur nga një automjet në orët e mbrëmjes së sotme në rrugën e “Dibrës” në kryeqytet.

Sipas policisë, mjeti me targa AA218TB me drejtues E. H., ka aksidentuar këmbësorin B. M., rreth 50 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas të dhënave mësohet se drejtuesi i mjetit dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, teksa po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA