Shuhet Gonella, arbitri i Argjentinë-Holandë 1978

19/06/2018 14:01

Ndërroi jetë Sergio Gonella, ish-arbitri ndërkombëtar që drejtoi finalen e Kupës së Botës të vitit 1978, luajtur në Argjentinë.

Gonella, një prej emrave të njohur të arbitrimit italian dhe botëror, ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare. Nga viti 1998 deri në vitin 2000 ai ishte presidenti i shoqatës së arbitrave italianë.

Njoftimi është dhënë nga shoqata e arbitrave italianë në një postim në Twitter, ku shpreh dhe ngushëlimet për familjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA