Neymar largohet nga stërvitja me lot në sy!
19/06/2018 18:19
Brazili është në alarm. Vetëm pas 15 minutash stërvitje, sulmuesi kryesor Neymar ka braktisuar fushën duke çaluar, pasi ndiente dhimbje në kaviljen e këmbës së djathtë.
Pas kritikave në ndeshjen e parë, Neymar duhet të përballet edhe me një dëmtim, pikërisht në këmbën që e mbajti jashtë për 3 muaj në këtë sezon. Sulmuesi PSG është larguar i shoqëruar nga fizioterapistët e skuadrës, vetëm pas 15 minutash nga stërvitja e së martës.
Federata braziliane, ndërkohë në një postim në rrjetet sociale sqaroi: “Neymar ndjeu dhimbje de ka kryer vetëm fizioterapi, nesër do të stërvitet normalisht”.
Top Channel