Lajmet kryesore të ditës, 19/06/2018 – Ora 13:00

19/06/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e ëeb-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

SHERR NË KOMISIONIN E EDUKIMIT

Prania e Erion Veliajt për të dhënë shpjegime mbi projektin e ri të teatrit në Komisionin për Edukim degradoi deri në përplasje fizike, pasi kryetarja Albana Vokshi kërkoi që ai të dalë jashtë, me pretendimin se duhet të paraqitej nesër.

SHPËRTHEN MAKINA E POLICIT. ASNJË I NDALUAR

Makina e policit Agim Bushgjoka u hodh në erë në Shkodër dhe policia po heton edhe pistën e sulmit për shkak të detyrës. Nuk ka ende të ndaluar.

U DËNUAN PËR VJEDHJE. ARRATISEN SHQIPTARËT

Marjus Dedolli, Gertian Vrushaj dhe një i tretë, të dënuar për vjedhje, janë arratisur nga qelitë e Policisë së Argyroupolit në Greqi teksa sharruan me sharrë metalike hekurat e tualetit të paraburgimit. Policia u vu në ndjekje të tyre.

TRUMP NUK TËRHIQET NGA LUFTA TREGTARE

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës ka tronditur edhe bursat ndërkombëtare. Por Trump nuk tërhiqet. Presidenti prezantoi një tjetër taksë mbi mallrat kineze.

NDESHJET E BOTËRORIT

Luhen sot ndeshjet e tjera të Botërorit. Në orën 14:00 Kolumbia ndeshet me Japoninë, në 17:00 Polonia me Senegalin dhe në orën 20:00 Rusia zhvillon ndeshjen e dytë, me Egjiptin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA