Jemi në ethet e Botërorit, por edhe në këtë situatë klubet nuk qëndrojnë pezull, por janë duke punuar për sezonin e ardhshëm.

Flamurtari ka zyrtarizuar Ilir Dajën në krye të stolit për sezonin e ardhshëm, me një kontratë, e cila pritet të jetë 2-vjeçare.

Pas dënimit të kampionëve të Skënderbeut, Daja vendosi të largohet nga Korça dhe Sinan Idrizi nuk ka humbur kohë duke e marrë trajnerin tiranas në krye të stolit të ekipit që ai drejton.

Daja dhe Idrizi kanë zhvilluar ditën e sotme takimin e tretë të tyre, në të cilin duket se janë vendosur edhe detajet e fundit para hedhjes së firmës në kontratë.

Top Channel