Varësia nga lojrat kompjuterike do të vendoset për të parën herë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në listën e saj të sëmundjeve të karakterit mendor.

Një lëvizje e tillë nënkupton se besohet që të apasionuarit pas video-lojrave mund të krijojnë varësi ndaj tyre. Shqetësimet mbi influencën e lojrave të tilla kanë ekzistuar me kohë, por së fundi një vëzhgim në rritje i aspekteve negative të kësaj teknologjie ka bërë që edhe ekspertët e shëndetit ta shohin me sy tjetër.

Përcaktimi i OBSH-së mund të ndihmojë në ligjërimin e shqetësimeve në fjalë e t’i shtyjë personat e përfshirë që të kërkojnë trajtim apo të inkurajojë më shumë terapistë që të ofrojnë ndihmë të specializuar.

Deri tani i kishim duart të lidhura përsa i takon trajtimit, thotë drejtuesi i Departamentit të Sëmundjeve Mendore në shkollën mjekësore të Nju Xhersit, por nga ky moment do të jemi në gjendje të trajtojmë pacientët e të ketë edhe rimbursim.

“Nuk kemi pse i vijmë më vërdallë çështjes e ta quajmë depresion apo ankth, ose gjëra të tilla. Mund të fokusohemi tek problemi dhe jo tek pasojat e tij”, deklaroi Rutgers.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Argëtimit nga Softëare, 2,6 miliardë njerëz luajnë me video-lojra në mbarë botën, përfshirë 2/3 e familjeve amerikane. Të ardhurat vjetore të kësaj industrie pritet të rriten brenda tre viteve me 31%, duke arritur në 180.1 miliardë dollarë anembanë globit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA