Botërori ka përfunduar për mbrojtësin e Iranit, Rouzbeh Cheshmi. Futbollisti ka pësuar një tërheqje muskulare, thuhet në njoftimin e federatës së Iranit, duke mos dhënë detaje të tjera për natyrën e dëmtimit.

“Pas konsultimit me stafin mjekësor, Cheshmi nuk mund të jetë në gjendje të vazhdojë aktivitetin”, thuhet në njoftimin për shtyp të federatës. Gjithësesi mbrojtësi iranian do të qëndrojë me skuadrën deri në përfundim të Botërorit.

Irani që në ndeshjen e parë mundi Marokun do të zbresë sërish në fushë të mërkurën, në përballjen me Spanjën.

Top Channel