Oprah, në një bashkëpunim të ri me Apple
18/06/2018 13:03
Kompania gjigande Apple ka firmosur një kontratë multimilionëshe me Oprah Winfrey për të krijuar programe të reja origjinale.
Kjo kontratë u firmos pasi Apple ka riorganizuar përmbajtjen e programeve origjinale, duke konkurruar kokë më kokë me kundërshtarë të fortë si Netflix dhe Amazon.
“Këto programe të reja do të zhvillohen në prezencën e Oprah Winfrey si pasojë e aftësisë së saj për të krijuar lidhje të forta me audiencën,” u shpreh Apple në një deklaratë të premten.
Winfrey deklaroi se marrëveshja me kompaninë nuk do të ndikojë në kontratën e saj me OWN, rrjeti televiziv të cilin ajo e lançoi në 2011.
Top Channel