Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

SUEDIA FITON ME PENALLTI ME KORENË
Një penallti e konvertuar në gol nga ana e kapitenit suedez Granqvist ka mjaftuar për nordikët që të marrin 3 pikët maksimale nga përballja e parë në Botërorin e Rusisë përballë Koresë së Jugut.

IRANI HUMBET MBROJTËSIN CHESHMI
Botërori ka përfunduar për mbrojtësin e Iranit, Rouzbeh Cheshmi. Futbollisti ka pësuar një tërheqje muskulare, thuhet në njoftimin e federatës së Iranit, duke mos dhënë detaje të tjera për natyrën e dëmtimit.

E GJITHË ISLANDA SHEH KOMBËTAREN
Futbolli në Islandë është ajër, është jetë. Këtë e tregojnë të dhënat e fundit. Në një postim në Twitter, federata islandeze e futbollit shkruan se 99.6% e popullsisë ka ndjekur ndeshjen hapëse të Botërorit, ndaj Argjentinës

KOMPANI, TURIST ME BELGJIKËN
Mbrojtësi dhe kapiteni Vincent Kompany do të qëndrojë me ekipin kombëtar të Belgjikës, pavarësisht dëmtimit që ai ka. Vendimin e ka marrë vetë trajneri spanjoll i skuadrës belge, Roberto Martinez.

KROACIA PËRZË KALINIÇ
Nikola Kaliniç i jep lamtumirën Botërorit përpara kohe. Do të jetë pikërisht trajneri kroat, i mirënjohuri Zlatko Daliç i cili ka drejtuar edhe Dinamon në Shqipëri, ai që do të njoftojë pasditen e kësaj të hëne përjashtimin për motive disiplinore të sulmuesit të Milanit.

Top Channel