Lajmet kryesore të ditës, 18/06/2018 – Ora 20:00

18/06/2018 20:01

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

BASHKËSITË FETARE LETËR MERKEL DHE MACRON

Krerët e bashkësive fetare në vend i kanë drejtuar nga një letër presidentit francez Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, ku i kërkojnë të mbështesin Shqipërinë për anëtarësimin në BE. Letrat ia dorëzuan ministrit Bushati.

ZHVLERËSIMI I EUROS NUK DËMTON EKSPORTET

Rënia e euros nuk ka dhënë efekte shumë negative te eksportet të cilat janë rritur me 24 përqind dhe në pesë muajt e parë të këtij viti Shqipëria ka eksportuar 1.1 miliardë euro mallra të ndryshëm.

REZULTATET E MATURËS PËR GJUHËN E HUAJ

Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për 37 mijë maturantë kanë nxjerrë 370 mbetës, ndërsa 7400 kanë dalë shkëlqyeshëm duke u vlerësuar me notën 10.

PLASTIKA KA NDOTUR RËNDË LUMENJTË

Lumenjtë e Shqipërisë janë pushtuar nga ndotja alarmante nga qeset plastike dhe duhet më shumë se tre shekuj që të pastrohen nga ndotja, të cilën ata e shkarkojnë në tokë dhe det.

BELGJIKA BËN PËRPARA, POR KA GRUP TË VËSHTIRË
Belgët i merituan 3 pikët e plota në ndeshjen ndaj Panamasë me tre golat e shënuar nga Mertens dhe Lukaku ndërkohë që gjenden në të njëjtin grup me Anglinë e cila në këto momente luan kundër Tunizisë.

Top Channel