Ilir Meta e ktheu një pjesë të Presidencës në një “stadium” të vogël mbrëmjen e së dielës, ku së bashku me dashamirës të futbollit, por edhe me zëvendës ambasadorin e Zvicrës dhe ambasadorin e Brazilit ndoqi ndeshjen mes dy kombëtareve.

Në një lidhje direkte pas ndeshjes me show sportiv “Top Arena” zbuloi se nuk është tifoz, as me Gjermaninë, as me Brazilin apo ndonjë tjetër kombëtare të madhe, por me Zvicrën e 4 lojtarëve me origjinë shqiptare.

“Jo në këtë ndeshje ndaj Brazilit, por edhe më herët, unë kam qenë tifoz i Zvicrës”, u shpreh Presidenti Meta.

Ndërkohë, zëvendësambasadori i Zvicrës në vendin tonë u shpreh se me pak fat dhe pak kujdes, Zvicra mund ta kishte mundur Brazilin, por më pas ai vlerëson amerikanolatinët si një skuadër mjaft e fortë dhe që do shkojë larg në këtë Botëror.

Top Channel