Çmimi i Madh i Katalunjës në MotoGP, triumfon Lorenzo

17/06/2018 17:11

Jorge Lorenzo triumfoi në Çmimin e Madh të Katalunjës, duke siguruar suksesin e dytë radhazi në këtë Botëror të Moto GP.

Piloti i Ducatit dominoi që nga starti, duke e kaluar i pari vijin e finishit, i ndjekur në distancë nga Honda e Marc Marquezit dhe Yamaha e Valentino Rossit. Një tjetër dështim për Andrea Dovozioson, që u rrëzua në xhiron e 9-të, kur ishte në vendin e tretë.

Një garë e mërzitshme dhe pa histori, sikurse i pëlqen Lorenzos, që si në garën e Mugellos, u vu që në fillim në komandë, duke kryesuar deri në fund.

Marquez provoi për një moment të mbante hapin e Ducatit, por nuk fund iu desh të kënaqej me vendin e dytë, duke grumbulluar pikë të rëndësishme për renditjen përfundimtare. Dy pilotët spanjollë, që do të jenë së bashku te Honda vitin e ardhshëm, u ngjitën së bashku në podium, të shoqëruar nga Valentino Rossi, që siguroi podin e katërt sezonal.

Vendi i katërt dhe i pestë për dy pilotët e tjerë të Hondas, Crutchloë dhe Pedrosa, më pas vjnë Vinales e Zarco. Petrucci, Bautista dhe Iannone mbyllen 10-shen më të mirë.

Top Channel