Barazimi me Islandën duket se nuk ka shqetësuar aspak trajnerin Sampaoli, i cili mendon se skuadra është në rrugën e duhur dhe nëse luhet kështu do të vijnë fitoret.

“Është vetëm fillimi i rrugëtimit tonë. Do të mësojmë nga gabimet dhe në këtë mënyrë do të fitojmë ndeshjet e tjera”, tha trajneri i Argjentinës. “Duhet të besojmë më shumë te forcat tona dhe ashtu do të arrijmë të mundin çdo kundërshtar. Penalltia? Besimi te Messi është I palëkundur”, tha Sampaoli.

Trajneri argjentinas që gjithnjë ka qenë i kontestuar, i thuri elozhe edhe kundërshtarëve islandezë. “Luajtëm kundër një skuadre të strukturuar shumë mirë. Na krijuan vështirësi të gjenim zgjidhjen e aksioneve dhe veçanërisht në lojën një kudër një. Kjo ishte e vështirë edhe për Messin”, përfundoi Sampaoli.

Top Channel