Përfundimi i muajit të Ramazanit ka shtuar ndjeshëm fluksin e lëvizjeve në doganën e Morinës në Kukës.

Sipas statistikave të Policisë së Kufirit, bëhet e ditur se vetëm në orët e para të së shtunës kanë hyrë mbi 3300 shtetas me më shumë se 640 automjete.

Nga të dhënat e marra në doganë mësohet se po punohet me kapacitet të plotë në të pesta sportelet hyrëse. Autoritetet thonë pritja për çdo mjet është 10 deri në 20 minuta.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA