Përfshihet nga flakët Shkolla e Artit në Glasgow, u dogj dhe para 4 vitesh

16/06/2018 08:15

Shkolla e Artit në Glasgow e njohur botërisht është përfshirë nga një tjetër zjarr i madh, katër vite pasi një pjesë e ndërtesës u shkatërrua nga flakët.

Zjarri u përhap dhe në ndërtesat ngjitur, përfshi dhe një klub nate dhe një vendin e muzikës O2 ABC, që kanë pësuar dëme të mëdha. Fatmirësisht nuk janë raportuar dëme në njerëz.

Përpjekjet për të vënë zjarrin në kontroll pritet të jenë të “stërzgjatura”, thotë zëvendës shefi i zyrës, Iain Bushell. Më shumë se 120 zjarrfikës janë në vendngjarje dhe po përballen me incidentin kompleks.

Autoritetet zjarrfikëse thonë se “xhepa zjarri” vijojnë të mbeten por janë vënë në kontroll. Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA