Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

RADHA E FRANCËS DHE ARGJENTINËS
Janë katër ndeshjet që do të luhen në ditën e tretë të Botërorit, të cilat nisin me përballjen Francë-Australi në orën 12.00, Argjentinë-Islandë në orën 15.00, Peru-Danimarkë në orën 18.00 dhe në 20.00, Kroaci-Nigeri.

RONALDO, NJERIU I REKORDEVE
Ronaldo shënoi ndaj Spanjës tregolëshin e 51 në karrierë, ndërsa bëhet futbollisti i parë që shënon radhazi në 8 turnetë e rëndësishëm, Kupë Bote dhe Kampionat Evropian.

ISH-PRESIDENTI LULA, KOMENTATOR NGA BURGU
Ish-presidenti i Brazilit, Lula da Silva që ndodhet në burg prej dy muajsh, do të bëjë opinionistin për Boterorin nga Burgu, për një tv lokal në Sao Paolo.

SAMPAOLI NUK BESON ENDE TE DYBALA
Sot është radha e Argjentinës të zbresë në fushë dhe trajneri Horge Sampaoli ka ende disa dilema. I pyetur nëse mund të luajnë bashkë Messi dhe Dybala ai u shpreh se duhet të presim momentin e duhur.

BRAZILI VENDOS KAPITENIN ME ROTACION
Trajneri i Brazilit Tite ka vendosur një rregull të ri. Shiriti i kapitenit do të mbahet me rotacion. Ndaj Zvicres kapiten do të jetë një mes Marcelos dhe Mirandës.

Top Channel