Një banesë emigrantësh ka rënë pre e hajdutëve gjatë natës në qytetin e Korçës. Ngjarja është regjistruar në një pallat në lagjen 16 të qytetit, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në një apartament nëpërmjet baxhos së pallatit.

Sipas të dhënave, hajdutët kanë çarë tavanin për të depërtuar brenda banesës. Mësohet se çifti i bashkëshortëve, pronarë të apartamentit ishin emigrantë në shtetin grek, ndërsa dy djemtë e tyre ishin studentë në Strugë.

Kanë qenë pikërisht djemtë, ata të cilët kur kanë hyrë në banesë kanë zbuluar se ajo ishte dhunuar dhe sinjalizuan policinë.

Kjo e fundit ka mbëritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk ka mundur të bjerë në gjurmë të hajdutëve.

Mësohet se djemtë nuk kanë qenë në giendje të përcaktojnë nëse brenda banesës mungonte diçka ndaj pritet mbëritja e prindërve.

Top Channel