Nëna e dy fëmijëve është larguar nga shtëpia e saj, ndërsa familjarët e kanë shpallur në kërkim. Sidorela Ramaj, e martuar me dy fëmijë, mësohet se ka shkuar rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm në dyqanin e fshatit Zhupan të Fierit, aty ku edhe banonte, për të blerë bukë dhe ushqime, dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Sipas denoncimit të bërë nga familjarët, 22-vjeçarja ka pasur me vete edhe një telefon celular, i cili rezulton i fikur.
Edhe pse është tentuar që nga momentet e para të largimit të telefonohej, gruaja e re, nuk është përgjigjur, çka ka ngjallur edhe dyshimet e familjarëve, duke i detyruar këta të fundit të denoncojnë rastin në Policinë e Fierit.
Ata kanë shpërndarë edhe foton e 22-vjeçares, në tentativë për ta gjetur atë. Ende nuk ka asnjë dyshim nga ana e familjarëve lidhur me largimin e të resë.
Top Channel