Kelvi Kadilli është një ndër prezantuesit më të pëlqyer të momentit por djali simpatik ka vendosur t’i futet muzikës, të cilën e ka patur pasion që kur ishte i vogël. “Vajzat e fshatit” mban titullin projekti i parë muzikor i Kelvit, i cili për hir të së vërtetës është përballur me mjaft kritika.

E gjendur mes kritikave pozitive dhe atyre negative, kjo këngë ka mundur të marrë sugjerimet maksimale, duke u bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, ku për këtë javë mban vendin e 98-të.

Në një intervistë të dhënë për #thuajemepepsin drejtuar nga Ledion Liço, Kelvi ka folur për këtë projekt muzikor, faktin e të qënurit epiqendra e kritikave dhe pse zgjodhi pikërisht të risjellë “Vajzat e fshatit”

Ledion Liço: Pse vendose të bëje një këngë?

Kelvi Kadilli: Që kur kam qënë i vogel, pasioni im më i madh ka qënë muzika pra më i madh se televizioni. Rreth moshës 15-vjeç ende isha i vogël që të takoja kompozitorë me emër që të krijoja këngë kështu që tani u plotësuan kushtet, krijova disa njohje dhe mendova që ka ardhur momenti që unë realisht të bëj një gjë të lezetshme.

Ledion Liço: Je penduar që ke publikuar këtë këngë pas komenteve që mund të kesh marrë nga miqtë, armiqtë, kolegët?

Kelvi Kadilli: Nuk jam penduar aspak. Në një farë mënyre e dija se çfarë do ndodhte në momentin që do të publikoja këngën. E dija pasi e njëjta gjë më ka ndodhur në momentin e parë që u bëra personazh publik dhe dola në televizor. Të gjithë ishin të gatshëm të më shanin nga familja dhe nga çdo njeri i mundshëm që kishte të bënte me mua dhe kjo ndodh pasi unë preferoj të jem vetëvetja dhe të bëj gjëra që njerëzit e tjerë nuk i bëjnë me qejf të madh sepse fshihen nga komplekset që kanë. Unë nuk po shaj njeri por fakti që unë them atë që mendoj nuk më bën njeri të keq.

Me projektin tim muzikor “Vajzat e fshatit” unë nuk shaj ekzaktësisht vajzat e fshatit pasi edhe unë vetë nga fshati jam. E kënduar më përpara nga Alida Hisku dhe kompozuar nga Enver Shëngjergji, i cili më dha lejën për ta kënduar, është një këngë që më ka pëlqyer që kur kam qënë i vogël dhe vendosa ta risjellë, me një tekst të cilin e kam bërë përreth 15 minutash. Eshtë një tekst që më doli nga shpirti sepse realisht hasemi çdo natë me femra të tilla, që shesin trupin për një shishe alkool.

Ledion Liço: A mendon se publikut i vjen natyrshëm të kritikojë personat që kanë më shumë se një talent apo e kanë thjesht personale?

Kelvi Kadilli: Nuk mendoj që njerëzit e kanë personale për aq kohë sa nuk njihemi personalisht por mendoj se është tendenca njerëzore shqiptareske kur zbulojnë se ky personazh bën edhe diçka tjetër shumë mirë. Unë jam shumë kritikë i vetes sime, më shumë se njerëzit e tjerë, kështu që kritikat e tyre më bëjnë të eci përpara dhe sigurisht që i pres ato.

Por duket se Kelvi nuk do të ndalet me kaq. I pyetur për projektet e ardhshme, ai është shprehur se sigurisht që do të ketë një të dytë, ku si temë do të trajtohen gjërat që i shohim dhe i jetojmë përditë, pasi sipas Kelvit janë këto që krijojnë eufori tek njerëzit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA