Dilan Reka, i njohur në fushën e muzikës me emrin Dylan, ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. E titulluar “Ca i bone vetes”, kjo këngë është futur menjëherë në klasifikimin e “The Top List”, duke zënë vendin e 63-të, falë mbështetjes së publikut.
Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Dylan ka folur më shumë për këtë këngë si edhe iu ka dhënë përgjigje disa kritikave të bëra ndaj tij, lidhur me këtë projekt muzikor. Ai ka folur gjithashtu edhe për projektet në të ardhmen.
Top Awards: “Ca i bone vetes”, pse ky titull dhe për cfarë flet kënga?
Dylan: “Ca i bone vetes”, mendova se është një titull shumë pikant dhe special që kushdo mundet ta gjejë veten në këtë tekst. Kënga flet për të gjithë njerëzit të cilët janë bërë pishman për një arsye apo një xhest.
TA: Sa kohë të është dashur për përgatitjen e këtij projekti muzikor?
Dylan: Ky projekt ka zgjatur shumë kohë në krahasim me projektet e tjera. Rreth 6 muaj punë për këtë projekt me djemtë e “Big Deal Records” në Prishtinë.
TA: Kush është kujdesur për tekstin, muzikën dhe klipin?
Dylan: Muzika “Big Deal Records”, djem shumë të talentuar dhe kolegë shumë të mirë. Teksti i shkruajtur nga unë ndërsa klipi realizuar nga “Full Moon Production” dhe regjisore, Klaudia Shehu. Nuk mund të lë pa përmendur “Image Maker”, Miranda Dupi, që i jam mirënjohës për çdo dalje timen në klipe, evente etj. Eshtë një dorë magjike për mua.
TA: Duke qënë se tekstin e keni shkruar ju, nga jeni frymëzuar për të? Ndonjë histori personale?
Dylan: Nga jam frymezuar? (Qesh) Po ja qielli, yjet më frymëzojnë…(Qesh). Bej shaka, sigurisht që ka patur një histori personale dhe i është kushtuar asaj vajzes, por e shkuar e harruar në fakt!
TA: Në rrjetet sociale keni patur disa kritika, sipas të cilave zëri juaj është përpunuar shumë aq sa nuk njihet… Çfarë mendimi keni për këtë?
Dylan: Zëri im nuk është përpunuar fare. Unë jam gati ta kendoj këngën “live” pa instrumentale dhe si të duan njerëzit dhe më pas ta gjykojnë. Kënga është në tontalitet shumë lart (e folur profesionale) dhe prandaj mund të tingëllojë zëri pak më i hollë.
TA: Çdo të thotë për ty të jesh pjesë e klasifikimit të “The Top List”?
Dylan: Jam shumë i lumtur që sapo doli kënga, u fut në “The Top List”. Eshtë një gjë shumë e mirë për mua. Falenderoj të gjithë ata që sugjeruan këngën në faqen e “Top Awards”. Shumë i bekuar ndihem.
TA: Një mesazh për mbështetësit e muzikës tende?
Dylan: Ata e dinë shumë mirë që unë i kam shumë të shtrenjtë dhe jam i bekuar që i kam afër suportuesit e mi. Thjesht them që janë forca më e madhe dhe kreativiteti më i madh që një artist mund të ketë.
TA: Do të kemi projekt tjetër për këtë sezon veror apo do e mbyllni me këtë?
Dylan: Jo për këtë verë jo, por në shtator do të vijë projekti tjetër. Mbase do prisni venat ose do çmendeni nga ritmet, këtë ende nuk e dimë…
Top Channel