Pas Kështjellës së Krujës vjen Kalaja e Petrelës që ka mposhtur ushtrinë osmane, deri në vitet e fundit të jetës të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo kala është e hershme, mendohet të jetë ndërtuar në periudhën antike në shek VI pas Krishtit.

Turistët janë kuriozë të mësojnë rreth historisë, ndaj zgjedhin si destinacion Kalanë e Petrelës. Me aparate nëpër duar fotografojnë çdo cep të kështjellës, kafshët që pushojnë në këtë territor, lumin e kthjellët të Erzenit, që duket qartazi nga aty, apo pamjen në shkallë zvogëlimi të Tiranës. Mes vizitorëve gjen edhe të huaj, që s’e zgjedhin për herë të parë.

Por jo vetëm turistët shfaqin interes për kalane. Ejona dhe Ada janë motra, së bashku me prindërit kanë ardhur nga Durrësi për të parë nga afër atë për të cilën kanë mësuar në shkollë.

Ndërkaq në Petrelë është një fshat i vogël me shtëpi, dyert e të cilave mbajnë emrat e kryefamiljarëve. Shtëpia e mësuesit Hasan Shehu është 150-vjeçare, aty kanë jetuar edhe stërgjyshërit e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA