Një muaj agjërim nga agimi në perëndim. Dhe të enjten Ramazani është mbyllur, pasi ka vënë në provë të vështirë disa prej skuadra kombëtare në përgatitjet e tyre për Botërorin Rusi 2018.

I takoi Egjiptit të zbresë në fushë në ditën e parë pas agjërimit, si një prej skuadrave që kanë agjëruar në këtë muaj të adhurueshëm. Së bashku me Egjiptin ishin Arabia Saudite, Maroku, Tunizia, Irani, Senegali dhe Nigeria skuadrat që agjëruan.

Egjipti, ndeshjen e parë të Botërorit e përgatiti në agjërim të plotë, ashtu si dhe Arabia Saudite që luajti një ditë parë. Edhe pse stafet e skuadrave përgatitën dieta të specializuara, problemet fizike nuk kanë munguar për skuadrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA