Nëse keni një iPhone dhe ende nuk e keni përditësuar në iOS 11.4, keni bërë shumë mirë. Disa përdorues të Apple po ankohen se “software” i ri po i “vret” baterinë.

Një person shkroi në Reddit se bateria e tij shkarkohet rreth 25% më shpejt se më parë tani që ka përditësuar celularin e tij. Të tjerë thonë se tashmë e karikojnë disa herë në ditë atë.

“Kam një iPhone 6 që punonte shumë mirë derisa i bëra përditësimin në iOS 11.4. Që nga ajo ditë, bateria shkarkohet pa e përdorur fare celularin”, shkruan një përdorues në Reddit.

Apple ende nuk ka thënë se pse ka ndodhur ky problem. Përditësimi që u lançua në 29 maj i jep mundësinë një iPhone që të ruajë mesazhe në iCloud.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA