Kreu i shtetit Ilir Meta ka marrë pjesë në takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit ku theksoi se sot është mundësia për ta bërë të pakthyeshme paqen dhe stabilitetin të pranishëm në rajonin tonë.
“Fryma e bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë në rajonin tonë duhet të forcohet më tej dhe çështja e emrit të Maqedonisë falë progresi historik të ditëve të fundit të finalizohet sa më parë. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimtare të pranueshme për të dyja vendet në të mirë të tyre dhe të vetë rajonit”, thotë Meta.
Ai vuri në pah progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian duke theksuar se “jemi optimistë për një vendim pozitiv dhe të rëndësishëm nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i cili do të ishte një shtysë inkurajuese për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin në adresimin më të vendosur të prioriteteve kyçe dhe të bashkëpunimit rajonal”.
Top Channel