Pse të blesh një shtëpi kur mund të blesh një qytet të tërë? Një qytet fantazmë i shekullit të 19-të në Kaliforni që përfshin një hotel të braktisur, një kishë ka dalë në shitje këtë muaj.

Cerro Gordo, që do të thotë “Kodra e majme” ndodhet në jug të Sierra Nevada në SHBA dhe ka mbi 300 hektarë tokë. Qyteti i braktisur ka qenë për dekada në duart e një familjeje, por ata menduan se ka ardhur koha ta shesin.Qyteti shitet për 925 mijë dollarë.

Dikur ka qenë një qytet i lulëzuar, sidomos pas zbulimit të argjendit në 1865, dhe ishte një nga zonat më të zhvilluara të Kalifornisë. Pronarët nuk janë shumë të shqetësuar për çmimin sesa për faktin se si do të përdoret ajo zonë, pasi kërkojnë të ruhen vlerat historike të tij.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA