Ferrari 488 Pista Pilota, privilegj vetëm për pilotët (Foto)
15/06/2018 18:40
Nëse Ferrari 488 Pista është një luks që vetëm shumë pak njerëz mund t’ia lejojnë vetes, supersportivja e prezantuar së fundmi në Sallonin e Gjenevës do të bëhet edhe më ekskluzive falë një pajisjeje të veçantë që quhet Pilota.
Kjo bën që Ferrari 488 Pista Pilota të jetë e rezervuar vetëm për pilotët klientë të markës, ata që garojnë në evente të ndryshme ku merr pjesë Ferrari.
Në pjesën e jashtme, kjo makinë Ferrari ka shirit të bardhë që kujton makinat e garave GTE.
Top Channel