Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të parë në këtë Botëror.

Sulmuesi portugez kaloi në avantazh kombëtaren e tij ndaj Spanjës që në minutën e katërt të ndeshjes, pasi shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar vetë.

Cristiano zotëroi një top jashtë zone dhe pasi bëri një biçikletë u rrëzua brenda zonës nga Nacho, shoku i tij i skuadrës te Reali. Portugezi shënoi me të djathtën duke çuar De Gean në njërin krah dhe topin në krahun tjetër.

Në minutën e 44′, Cristiano shënoi edhe golin e dytë të Portugalisë, që kryeson pas përfundimit të pjesës së parë me rezultatin 2-1.

Ky është Botërori i katërt në të cilin Cristiano Ronaldo shënon gol.

Top Channel