“Ata që më kanë telendisur…”, ftesa e veçantë e Ramës për dibranët
15/06/2018 14:44
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar ceremoninë për çeljen e punimeve për rrugën e Arbrit me një ftesë me shkrim dore në Facebook. Në ftesën e veçantë për dibranët, ai thotë se të dielën nisin punimet e pritura për 100 vjet.
“Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje e tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallall të gjitha, po erdhi të dielën në Peshkopi (10.30) dhe në Klos (12.00) për fillimin e punimeve të pritura në 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në Facebook në pamundësi për të ardhur”, thuhet në ftesën e Ramës.
Top Channel