Ceremonia e hapjes së Botërorit “Rusi 2018” ishte e ngjashme me pushimin e një ndeshjeje Super Bowl-i.

Performancat muzikore mposhtën kërcimet tradicionale të vendit, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në një ceremoni hapëse Botërori.

Pasi hyri në fushë Kupa e Botës, e sjellë nga Casillas dhe modelja Natalia Vodionova, nisën performancën e tyre violinisti Yuri Bashmet dhe pianisti Danil Triifonov.

Më pas, në fushë zbritën Ronaldo Nazario da Lima dhe ylli i muzikës, Robbie Williams, i cili deri në fund mbajti në këmbë të gjithë spektatorët me hitet e tij.

FOTO GALERI
18/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA