Inter bën ofertën e parë për Chiesën, 45 milionë euro dhe Karamoh

14/06/2018 00:34

Pas vendimit të UEFA-s për të shtrirë në kohë edhe për një tjetër vit Fair Play-n Financiar te Interi, zikaltrit janë gjithnjë e më të qartë në lidhje me rrugën që do të ndjekin në merkato.

Kështu menjëherë sapo të mbyllet muaji Qershor, Ausilio do të tentojë të sjellë menjëherë në Milano talentin e Fiorentinës, Federico Chiesa. Ky i fundit është një futbollist që mund të luajë në të gjitha pozicionet pas sulmuesit kryesor dhe që ka zgjuar interesin e gjysmës e Europës, por kushton shtrenjtë.

Gjithsesi UEFA të detyron që brenda listës prej 23 lojtarësh në Champions, 4 prej tyre të jenë rritur në akademinë e klubit dhe 4 të tjerë në akademitë italiane.

Pikërisht për të plotësuar këtë numrin e dytë, zikaltrit do të synojnë të përforcohen me futbollistë të rritur në Itali dhe Chiesa është njëri prej tyre.

Së fundi mediat milaneze raportojnë se Interi është gati të ofrojë 45 milionë euro dhe kartonin e Yann Karamoh, për të marrë Chiesën, ofertë që duket se ka tunduar drejtuesit e Fiorentinës.

kjo pasi francezi u rrit ndjeshëm këtë sezon te Interi dhe vitin e ardhshëm mund të bëjë hapin e madh, për të pasur gjithashtu një merkato të ardhshme, që do të bënte që Fiorentina të përfitonte dyfish.

Gjithashtu së fundi është duke u punuar edhe për afrimin e mesfushorit të Sassuolos, Alfred Duncan, që është rritur te të rinjtë e Interit dhe përveç kampionatit, do të mund të përdorej edhe në Champions.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA