Durrës, zbulohen poshtë Forumit Bizantin gjetje të periudhës ilire

14/06/2018 13:41

Gjatë gërmimeve të një ekspedite franko-shqiptare pranë Forumit Bizantin në qendër të qytetit të Durrësit janë gjetur objekte të periudhës qytetare ilir, që i përkasin shekujve 2-3 pas Krishtit.

Arkeologu Edi Shehu dhe grupi i tij thonë se gjetjet konsistojnë në enë qeramike, vazo qelqi, kapak bronxi etj. që dëshmojnë një tjetër shtresëzim historik të qytetërimit të lashtë që dergjet poshtë Forumit Bizantin, dëshmi e një kohe më të vonë.

Top Channel