Pas një sezoni mjaft të mirë me Sampdorian, Lucas Torreira zgjoi interesin e një sërë klubesh, që hapën një ankand për blerjen e tij.
Gjithsesi duket se është Arsenali, që ia ka dalë të amrrë shërbimet e 24-vjeçarit uruguaian, duke paguar plot 30 milionë euro në arkat e Sampdorias.
Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i dorianëve, Ferrero, që tha se tashëm Torreira mund të konsiderohet një futbollist i “Topçinjve”.
Ferrero zbuloi gjithashtu se palët kanë nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, nga e cila Torreira do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.
Lucas Torreira është i grumbulluar aktualisht me kombëtaren e Uruguait, për të luajtur në botërorin “Rusi 2018”, ku shikohet si titullar nga trajneri Oscar Tabarez.
Top Channel