Policia e Vlorës ka arrestua dy persona në një operacion të koduar me emrin “Stroke”.
Personat e arrestuar janë shtetasit Rigert Memaj, 29 vjeç, lindur e banues në Vlorë dhe Elton Gërdhuqi, 38 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Sarandë.
Dy të rinjtë janë prangosur teksa ishin duke udhëtuar me mjetin tip “Jaguar” në qytetin bregdetar.
Gjatë kontrollit të makinës, policia ka gjetur të fshehur në të një armë zjarri të llojit pistoletë, ndërkohë që pas verifikimeve më të hollësishme rezultoi që 29-vjeçari Riger Memaj të ishte person i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga gjykata me 3 vite burg për kultivimin e hashashit.
Është sekuestruar gjithashtu edhe makina tip “Jaguar”, ndërkohë që dosja i është përcjellë Prokurorisë së Vlorës.
Top Channel