Portugalia dhe Spanja do të përballen mes tyre në debutimin e përfaqësueseve të Gadishullit Iberik në Botëror, por të dy ekipet janë përfshirë nga tensioni.
Veç Spanjës me ndryshimet në pankinë, për ekipin kampion në fuqi të Evropës po shkakton presion dhe humbje të përqendrimit situata e disa lojtarëve kryesorë.
4 futbollistë të Fernando Santosit kanë anuluar njëanshmërisht kontratat e tyre me Sportingun e Lisbonës pas sezonit kaotik që u mbyll me një sherr masiv, ku nuk munguan të plagosurit. Sulmi i ultrasve të Sportingut ndaj disa lojtarëve ka bërë që William Carvalho, Gelson Martins, Bruno Fernandes dhe Bas Dost të distancohen formalisht nga klubi.
Këta lojtarë iu bashkuan portuerit Rui Patrisio dhe Daniel Podense, në ankesën në federatë. Burime të pakonfirmuara bënë fajtor Presidentin e klubit të Sportingut për orkestrimin e sulmit, për shkak të lidhjeve me disa fraksione radikale.
Por ky incident po sjell pasoja të pariparueshme dhe në kombëtaren portugeze. Sipas mediave luzitane, një skuadër që cilësohet mes favoriteve për Botërorin dhe shkon në turne me kurorën e kampiones së Evropës, ndoshta mund të mos kalojë as fazën e grupeve, jo për mungesë kualiteti sesa për probleme jashtë fushe.
Portugalia luan ndaj Spanjës të premten, në një grup ku janë gjithashtu dhe Irani e Maroku.
Top Channel