Crystal Palace i mbyll derën Milanit, refuzon ofertën për Matetas…ndërkohë që kuqezinjtë janë dakortësuar me lojtarin
Palermo ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në Serinë A, teksa ka mposhtur Frosinonen me rezultatin 2-1, në ndeshjen e parë finale të Play Off-it.
Në “Renzo Barbera”, skuadra e Stellones e pa veten në disavantazh që në minutën e pestë, pas golit të Ciano, por La Gumina u kundërpërgjigj në minutën e fundit të pjesës së parë, duke rikthyer baraspeshën.
Në minutën e 81-të ishte një autogol i Terranovës, që i dha triumfin Palermos, që tashmë do të udhëtojë në transfertë ndaj Frosinones, me dy rezultate në favor, fitoren dhe barazimin.
Ndeshja e kthimit do të luhet në fushën e Frosinones, më datë 16 Qershor dhe do të përcaktojë edhe skuadrën e tretë, që do t’i bashkohet Empolit dhe Parmës në Serinë A.
Top Channel