Quhet Aron Gunnarsson dhe është kapiteni dhe lideri i Islandës në Euro 2016. Gunnarsson ishte ai që bëri të famshme thirrjen “Uh” të tifozëve në atë eveniment dhe Islanda fitoi zemrat e miliona tifozëve dhe ishte po ai që mori refuzimin e Cristiano Ronaldos për të shkëmbyer fanelën me të.

Gunnarson do të jetë edhe në Botërorin e Rusisë ku Islanda e tij do të kërkojë të shkaktojë një tjetër befasi si në Francë. Ishte një dëshirë e fortë e tij dhe punoi shumë për t’u riaftësuar nga dëmtimi i pësuar në gju dhe operacioni i kryer në Katar.

Pjesëmarrja në Kupën e Botës u kthye në një fiksim për të, fiksim që u shndërrua në një tatuazh që i mbulon pothuajse të gjithë shpinën dhe që fotografohet shpesh nga futbollistët e tjerë të përfaqësueses islandeze.

Kapiteni pozon dhe e tregon me kënaqësi këtë tatuazh ku është flamuri i Islandës i rrethuar nga figura mitologjike të këtij vendi që quhen Landvaettir dhe që si simbole kanë një dragua, një shqiponjë, një gjigant dhe një dem; të gjitha të pikturuara në lëkurën e futbollistit.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA