Në seancën e 13 prillit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli si të papërshtatshëm për të vazhduar udhëtimin në drejtësi gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke iu referuar raportit të ILDKPI tha se Trezhnjeva ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk justifikon burimin e të ardhurave.
Si pasuri të gjyqtarit u treguan tre apartamente në Tiranë e Durrës, një sipërfaqe prej 1920 metra/katrorë tokë në Baldushk, e blerë gjatë 2012 për 878 mijë lekë dhe një automjet prej 16 mijë eurosh.
Por, sipas kontrollit të vettingut dyshohet se gjyqtyari nuk justifikon burimin e aseteve në vlerën e 20 milione lekëve, ndërsa nuk ka deklaruar edhe një llogari bankare prej 150 mijë lekë, kjo e fundit u konsiderua nga avokati i tij si një harresë e të bijës.
Gjyqtari nuk tha asnjë fjalë përpara KPK, përveç emrit e mbiemrit. I vetmi që foli ishte avokati që këmbënguli se bashkëshortja e gjyqtarit, Arta Trezhnjeva prej dy dekadash punon farmaciste dhe se të ardhurat e saj nuk janë llogaritur. Avokati Fatmir Brraka tha gjithashtu se vendimi i KPK-së do të apelohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Këtë të mërkurë, në KPA është regjistrua çështje e Besim Trezhnjevës, që kërkon rrëzimin e vendimit të KPK-së dhe rikthimin në detyrën e gjyqtarit të Apelit, e njëkohësisht edhe në garën si kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Pas shortit të hedhur, trupa gjyqësore që do të vendosë për Besim Treshnjevën përbëhet nga kryesues, Ardian Hajdar, Luan Daci dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo.
Top Channel