Një tërmet i vërtetë ka ndodhur në futbollin spanjoll, dy ditë para debutimit të Spanjës në Kupën e Botës, që starton nesër, Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur që të shkarkojë Julen Lopetegui pasi trajneri i kombëtares pranoi një ditë më parë për të drejtuar Real Madrid për 3 sezonet e ardhshme.
Në konferencën për shtyp të paradites së sotme, zyrtarët e Federatës Spanjolle të Futbollit shprehën zhgënjimin e tyre në lidhje me sjelljen e Lopeteguit, që vetëm pak ditë më parë kishte rinovuar kontratën e tij në stolin e Spanjës.
Vetë presidenti i Federatës Luis Rubiales e argumentoi vendimin e tij me mënyrën se si Lopetegui arriti marrëveshjen me klubin e Real Madrid.
“Negociatat janë zhvilluar pa asnjë dijeni nga Federata, që e mësoi vetëm 5 minuta para konferencës për shtyp, ka një mënyrë të të vepruarit, të cilat duhen plotësuar”, ka deklaruar Rubiales .
Top Channel