Debat për ligjin për Teatrin, në Kuvend mungon ministrja. Protestojnë artistët

13/06/2018 10:50

Këtë të mërkurë artistët janë ftuar në Komisionin e Medias për të diskutuar mbi projektligjin e ri për teatrin. Së bashku me ta, ishte thirrur edhe Ministrja e Kulturës, e cila nuk u paraqit, por veç ministres, indiferentë janë treguar edhe deputetët e mazhorancës, të cilët kanë bojkotuar komisionin, një fakt që ka irrituar artistët.

“Do desha që të ishin pala tjetër këtu, deputetët e PS-së. Bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta! Partneriteti publik-privat, në këtë rast me Teatrin Kombëtar, me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, është grabitje”, thotë aktori Robert Ndrenika.

Të pyetur nga Kryetarja e Komisionit nëse janë vënë në kontakt me kryeminstrin për kërkesat e tyre, aktori i mirënjohur Robert Ndrenika tha se mospërfillja është përgjigjja që ka marrë prej Ramës.

“Kam thënë “Ç’thotë presidenti Ilir Meta për këtë gjë?”, pas një dite më thirri Presidenti, po ashtu edhe Kryetari i Kuvendit. Po ja këto përpjekje kam bërë unë. S’mund të vete tek shtëpia e Netës e t’i them “Më tako me djalin”. Ai nuk të përfill”, vijon Ndrenika.

Artistët i kane drejtuar një letër të hapur Ministres së Kulturës, Kryetarit të Parlamentit dhe Komisioneve Parlamentare, ku kërkojnë që ky projektligj mos të pranohet në Parlament, duke propozuar që ministrja të gjejë një zgjidhje në interes të të gjitha grupeve,në të kundërt, të premten artistët do të nisin protestën.

“Paralajmërojmë se nëse deri ditën e premte nuk do të kemi një reagim mbi këto kërkesa, atëherë trupa teatrore, artistët, aktivistët dhe qytetarët e lirë do të detyrohemi që të uzurpojmë godinën e Teatrit Kombëtar dhe Tetarit Kombëtar Eksperimental si të vetmen formë që zëri ynë të dëgjohet!”, tha Alert Çeloaliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA