Të bukura edhe pas gjysmë shekulli; Sekreti i ikonave të ekranit

12/06/2018 08:47

Mund të jesh e bukur dhe seksi edhe nqs je në të 50-tat. Është e vështirë të besosh se disa nga femrat më të bukura në botë kanë jetuar më shumë se gjysmë shekulli.

Por ashtu si vera e mirë, edhe këto zonja e kanë menaxhuar më së miri veten, me qëllimin për të qenë të bukura dhe për të provuar se mosha është thjesht një numër.

Fytyrat e tyre janë ndër vite ikona të kinematografisë apo ekranit. Christie Brinkley, Sharon Stone, Heather Locklear, Demi Moore apo Monica Bellucci e Ornella Muti, janë shembujt më të mirë të grave seksi, edhe pse mbi të 50.

Në çdo dalje publike, ato dinë të tregojnë më së miri se janë po aq në formë sa 20 apo 30 vite më parë. Michelle Pfeiffer, Elizabeth Hurley, Julianne Moore, Sandra Bullock, dhe Sheryl Crow, kanë pothuajse gjithë jetën e tyre para kamerave.

Të njëjtin fizik si dekada më parë, pavarësisht moshës, kanë ruajtur edhe disa modele si Carol Alt, Marla Maples, Cindy Crawford dhe Kathy Ireland, që sot duken po aq të mrekullueshme sa kur dolën për herë të parë në kopertinën e “Sports Illustrated” 20 vite më parë.

Pavarësisht ndërhyrjeve, të nevojshme në disa raste, këto femra ja kanë arritur të menaxhojnë bukurinë natyrale dhe të jenë ende në krye të listës së personazheve më të paguar.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA