Në Kishën e famshme të Sna Nout në majë të kodrës që rri sipër qytetit të Laçit, ëdo vit numri i pelegrinëve rritet dhe ata janë nga të gjitha besimet. Ata mendojnë se ndjekin gjurmët e shenjtëve.
Lutjet pranë kishës së shenjtit dhe lutjet në brendësi të kishës janë ritualet e pelegrinazhit.
Përgatitjet e pelegrinëve për të kaluar natën kanë nisur. Ata kanë filluar të ngrenë tenda, apo me anë të mjeteve rrethanore të sigurojnë një vend të qetë për një qëndrim sa më të mirë gjatë gjithë natës në kishë.
Për At Mirash Marinaj e rëndësishme është që të jesh me lutje pranë kishës, ndërsa thotë se ky vit ka regjistruar super fluks të pelegrinëve.
Lutje për shërim janë lutjet më të shumta që i drejtohen shenjtit, ndërsa shpresojnë se vendi i mrekullive do t’i ndihmojë.
Lëvizjet drejt kishës nuk ishin kaotike të martën e fundit, ndërsa policia është angazhuar që gjithçka të shkojë mirë duke njoftuar edhe senset ku lejohet lëvizja e atje ku nuk lejohet.
Top Channel