Ka qenë një lëvizje për të cilën është folur shumë në sezonin e kaluar, por sulmuesi një vit më parë spanjolli kaloi nga Real Madrid tek blutë e Chelsea.

Por shkëmbimi kokë më kokë duket se do të ndodhë pikërisht këtë sezon, kjo edhe për shkak të kushteve të dy lojtarëve, si edhe klubeve.

Dëshira e 25-vjeçarit Alvaro Morata për sezonin e ardhshëm është të luaj në Itali, e të vishet kuqezi. E londinezët e Chelsea nuk duket se do ta pengojnë, kjo edhe për faktin se në sezonin e sapombyllur sulmuesi spanjoll nuk dha atë çfarë pritet në Premier League, duke shënuar vetëm 11 gola në 31 ndeshje të aktivizuara.

Nga ana tjetër edhe Milani duket se nuk dëshiron më ta mbajë gardianin 19-vjeçar, Donnarumma, i cili nga një idhull për tifozët kuqezi është shndërruar në “halë në sy”, kjo për shkak të deklaratave të shpeshta të agjentit të lojtarit për ta larguar nga kuqezinjtë.

E pavarësisht se Milani mendon ta largojë 19-vjeçarin, nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë pa përfituar maksimalisht. E shkëmbimi kokë më kokë me një sulmues si Morata, për kuqezinjtë do të ishte një lëvizje e zgjuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA